Hetimet për zjarrin te ‘Arlis’, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje të miturit!
Dritare.net

Disa fëmijë që duken në pamjet filmike në momentet e para të përhapjes së flakëve të zjarrit tek pallati pranë Farmacisë 10 janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës mbi rrethanat e ngjarjes. Prokurori Gëzim Veizi ka urdhëruar pyetjen e tyre në prezencë të psikologëve dhe prindërve ku mësohet se kanë deklaruar se veprimet e tyre kanë qenë të paqëllimshme.
Mbetjet që morën flakë ndodheshin pranë një karroce sipas tyre dhe nuk e kanë menduar që mund të sillnin një rrezik të tillë. Në pyetje janë marrë edhe disa persona të tjerë që kanë konstatuar të parët ngjarjen si persona që kanë dijeni ku kanë dhënë shpjegimet e tyre.
Dyshohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe i kanë flakën plehrave të marketit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë fëmijët shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë, që mendohet të ketë qenë vatra e zjarrit që përhapi flakët në fasadën e objektit 12 katesh.
Katër të arrestuarit për zjarrin në pallatin 12-katësh u lanë me masën “detyrim paraqitje”, nga gjykata e Tiranës, konkretisht: inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administratori i pallatit Agron Cara.
Sipas pamjeve rreth orës 16:30 të së martës, së 14 prillit një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit.
Pranë fasadës ndodheshin kartonë të grumbulluar, e teksa nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, një nga të miturit qëndron për disa sekonda pranë tyre. Rreth gjashtë minuta pasi ai largohet, në zonë nis të dalë tym./dritare.net