

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se të martën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si pasojë e qarkullimit anticiklonar të shoqëruar me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin. Vetëm gjatë mesditës pritet që në relievet e larta malore të shfaqen vranësira fare të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 5 m/sek, ndërsa herë pas here në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë deri në 9 m/sek. Si pasojë, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë./E.P-dritare.net

















