Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kapiteni shqiptar në Itali rrëfen misionin e karabinierëve!

Kapiteni shqiptar në Itali rrëfen misionin e karabinierëve!

Një djalë shqiptar drejtimin e karabinierëve te Ivreas, ne Torino. Në Itali, Karabinierët janë një forcë e veçantë policore me status ushtarak, e krijuar më 1814. Ata janë një nga katër forcat e armatosura italiane dhe kanë një rol shumë më të gjerë sesa vetëm lufta kundër krimit.

Çfarë bëjnë Karabinierët në Itali

Rendi publik dhe siguria qytetare patrullojnë qytetet, fshatrat dhe zonat rurale për të garantuar sigurinë.

Parandalimi i krimit punojnë në shkolla, komunitete dhe organizojnë konferenca për të rinjtë e të moshuarit për ndërgjegjësim kundër drogës, bullizmit, dhunës në familje.

Hetime kriminale bashkëpunojnë me prokurorinë për hetime të krimeve të rënda, trafik drogash, korrupsion, mafie.

Mbrojtja civile angazhohen në raste të fatkeqësive natyrore, si tërmete apo përmbytje, duke ndihmuar popullsinë.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore – Karabinierët kanë një njësi të posaçme për mbrojtjen e artit dhe monumenteve (Comando Carabinieri Tutela Patrimonio Culturale).

Operacionet ndërkombëtare marrin pjesë në misione paqeruajtëse të OKB-së dhe BE-së.

Në bisedën ekskluzive për Dritare TV, ai shpjegoi se puna e tij nuk kufizohet vetëm te krimet:

“Puna jonë përfshin parandalimin dhe luftimin e krimit. Ne shkojmë në shkolla për të folur për parandalimin e drogës dhe situatave delikate. Organizojmë konferenca me nxënës, të moshuar dhe qytetarë për të rritur ndërgjegjësimin.

Me nxënësit flasim për bullizmin, substancat në shkolla, me të moshuarit për skemat e mashtrimit ku mund të përfshihen. Ne përpiqemi te parandalojmë. Komunikimi me njerëzit është pjesa më e rëndësishme e punës sonë.”

Ai theksoi se është krenar që si shqiptar në Itali përfaqëson ligjin, drejtësinë dhe shërbimin ndaj njerëzve, pa dallim kombësie./ dritare.net