
Kaseta e Remzi Hoxhës dhe takimi sekret Berisha–Millosheviç. Çfarë nuk na është thënë kurrë!
Dritare.net
Një nga momentet më të tensionuara të bisedës mes gazetarit Roland Qafoku dhe analistit Arben Meçe në DritareTv ishte diskutimi mbi një takim të pretenduar si sekret mes Sali Berishës dhe Sllobodan Millosheviç në Ohër, rreth vitit 1994. Arben Meçe pretendon se ky takim ka ndodhur dhe lidhet drejtpërdrejt me fatin tragjik të biznesmenit nga Maqedonia, Remzi Hoxha.
Sipas Meçes, Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk në vitin 1995 sepse ai kishte arritur të regjistronte këtë takim kompromentues. Ai e përshkruan historinë si një skemë komplekse të shërbimeve sekrete, ku përfshiheshin disa aktorë për të verifikuar lidhjet mes liderëve politikë të rajonit. 'Kur të futesh te Remzi Hoxha në thellësi, kupton gjithçka,' thekson ai, duke shtuar se zhdukja e trupit të Hoxhës është krimi më i madh shtetëror dhe se personat e implikuar u larguan nga Shqipëria me pasaporta diplomatike./dritare.net

















