Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshilli Bashkiak i Tiranës mbledhje nesër në selinë e PS-së, çfarë po planifikojnë socialistët!

Këshilli Bashkiak i Tiranës mbledhje nesër në selinë e

Ditën e nesërme, 17 shtator, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mblidhen në një takim në selinë e Partisë Socialiste, në orën 17:00.

Zyrtarisht, i konfirmuar është vetëm takimi, ndërkohë që këshilltarët socialistë nuk janë informuar për temat që pritet të diskutohen.

Disa ditë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të shqyrtojnë shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO, pas akuzave për korrupsion nga SPAK.

Ndërkohë Rama shpallit edhe Ogerta Manastirliun si kandidate për zgjedhjet që dotë mbahen në Bashkinë e Tiranës./K.C/dritare.net