Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama në Spanjë me ftesë të Sanchez në samitin për demokracinë!

Kryeministri Rama në Spanjë me ftesë të Sanchez në

Në kohën kur në Tiranë protestohej, kryeministri Edi Rama zhvillonte takime në Spanjë, ku ndodhet me ftesë të homologut Pedro Sanchez.


Këtë të shtunë, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, takimi i lartë ndërkombëtar për demokracinë i cili zhvillohet në Barcelonë.


Pritet që shefi i qeverisë të ketë takime me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Një ditë më parë, Rama u prit në një takim nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës. Duke sjellë në vëmendje se Shqipëria është një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, Rama tha se marrëdhëniet shtetërore me Spanjën nuk kanë qenë kurrë më të mira./E.P-dritare.net