Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi!

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi!

Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.