Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reality-show më i famshëm britanik do të xhirohet në Shqipëri!

Reality-show më i famshëm britanik do të xhirohet në

Njëri nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe zgjedh brigjet e Rivierës Shqiptare për sezonin e ri.

Plazhi i Drimadhës perla e Rivierës Shqiptare, u zgjodh vendxhirim për sezonin e ri të TOWIE (The Only Way Is Essex), një nga reality show-t më të ndjekura dhe me ndikim në Britaninë e Madhe, i transmetuar nga ITV prodhuesi më i madh i Europës në fushën e reality programeve.

"Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që njëri nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, TOWIE nga ITV, prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri, si një tjetër dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe medias."- shkrun Kryeministri Edi Rama