Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të gjithë shqiptarët të mblidhen në këtë ditë të madhe/ Protestuesit për UÇK-në bëjnë thirrje për bashkim

Të gjithë shqiptarët të mblidhen në këtë

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protestues nga të gjitha trevat shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë me moton “Liria ka emër”, organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së. Pjesëmarrësit kanë nisur të grumbullohen përreth bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilin e kanë nderuar me përulësi.

“UÇK-ja jemi ne, kush është trim, e kush është djalë, zot atdheut ka me i dalë”, kanë brohoritur pjesëmarrësit dhe veteranët e UÇK-së./M.K-dritare.net