
Trump: Armëpushimi në Gaza vazhdon pavarësisht përplasjes Izrael-Hamas!
E Hënë 20 Tetor 2025, 09:09
Dritare.net

Foto nga BBC
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se, pavarësisht përleshjeve që ndodhën në Rafah gjatë fundjavës, armëpushimi mbetet ende në fuqi.
“Po, është ende në fuqi,” u përgjigj ai gazetarëve të dielën, ndërsa ndodhej në bordin e Air Force One, kur u pyet nëse marrëveshja do të vazhdonte të vlente.
Trump theksoi se udhëheqja e Hamasit nuk ishte përfshirë në ndonjë shkelje të dyshuar, duke fajësuar për ngjarjet “disa rebelë brenda”.
“Megjithatë, situata do të trajtohet siç duhet. Do të veprohet ashpër, por në mënyrë të drejtë,” shtoi ai./BBC

















