Paloka në Durrës, Bardhi në Elbasan/ PD cakton drejtuesit politik në disa qarqe!
E Enjte 7 Janar 2021, 14:02
Dritare.net
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, do të jetë drejtuesi politik i partisë, në qarkun e Durrësit. Ndërsa Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, do të drejtojë fushatën në qarkun e Elbasanit. Më herët, janë bërë të ditur edhe tre emra të tjerë si drejtues politikë në disa qarqe, ku Enkelejd Alibeaj do të drejtojë fushatën në Fier, Helidon Bushati në Shkodër si dhe Bujar Leskaj në Vlorë./L.F-dritare.net