Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk jap dorëheqjen nga kontrata ime me shqiptarët!

edi-rama-rama.jpeg

Kryeministri Edi Rama është ndalur te protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i cilësuar ato si pjesë normale të jetës demokratike në një vend të lirë dhe duke theksuar se nuk duhen parë si “matje force”.

Rama u shpreh se, pavarësisht numrave të pjesëmarrjes në protesta, ato duhen vlerësuar sipas kauzës dhe kërkesave që mbartin, duke shtuar se shumica e marrë në zgjedhje nuk e përjashton të drejtën e qytetarëve për të shprehur mendimin e tyre.

“Mbase e nxjerrë nga konteksti kjo gjë, duket sikur unë kam pasur një dilemë. Nuk ishte dilemë, por mundësi në kushtet kur gjërat që jam këtu bëhen të pamundura. Në rast se e flasim konkretisht, unë kam një kontratë me shqiptarët dhe do e respektoj deri në fund. Nuk diskutohet.”- u shpreh Rama.

Ai theksoi gjithashtu se ekzistenca e protestave nuk bie ndesh me legjitimitetin e qeverisjes, duke nënvizuar se në një shoqëri demokratike bashkëjetojnë opinione të ndryshme dhe e drejta për t’u shprehur lirshëm.

/Marrë nga Shqipëria Live,Top Channel