Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar të shtunën

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, ku do të marrin pjesë edhe anëtarët e qeverisë. Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave, duke nisur nga ora 10:00.

Në njoftimin e shpërndarë për deputetët thuhet: "Ditën e shtunë, më 20.06.2026, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të zhvillohet Mbledhja Mujore e Zgjeruar e Grupit Parlamentar Socialist. Axhenda e mbledhjes do t’ju dërgohet në vijim."

Kjo është mbledhja e parë e socialistëve që prej nisjes së protestave në Tiranë, si edhe pas largimit të deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i PS-së, e cila vijon mandatin si deputete e pavarur./K.C/dritare.net