A mund të diagnostikojë ChatGPT? Ja çfarë thotë mjeku Anesti Kondili!
Dritare.net

Në epokën e informacionit dhe teknologjisë, gjithnjë e më shumë njerëz u drejtohen platformave të inteligjencës artificiale si ChatGPT për të marrë përgjigje mbi shqetësimet e tyre shëndetësore.
Por sa i sigurt është ky hap?
Prof. Anesti Kondili me përvojë të gjatë paralajmëron se ndërsa teknologjia mund të jetë një mjet orientues, kurrsesi nuk mund të zëvendësojë gjykimin klinik dhe ekspertizën e një profesionisti.
Sipas tij, inteligjenca artificiale mund të ofrojë orientim nëse i jepen parametra të sakta si rezultate analizash, EKG apo matje specifike. Megjithatë, mbështetja vetëm tek këto platforma për një diagnozë është një gabim i madh.
“Çdo organizëm ka specifikën e vet,” thekson ai, duke shtuar se ChatGPT “nuk mund të decizojë dhe të zëvendësojë mjekun. Nuk mundet të zëvendësojë gjykimin mjekësor që vjen nga një përvojë e gjatë me të sëmurët.”-perfundon mjeku/E.P-dritare.net