Si ndikon jastëku në tru, qafë dhe cilësinë e gjumit
Dritare.net

Nëse ndonjëherë keni menduar se është stresi, temperatura e dhomës apo dysheku është shkak për një gjumin e keq, ekspertët thonë se mund të keni anashkaluar një element shumë më të vogël, por jashtëzakonisht të rëndësishëm: jastëkun.
Shkencëtarët e gjumit theksojnë se jastëku është një nga faktorët më të fuqishëm që ndikon në sa shpejt bini në gjumë, sa thellë flini dhe si është qafa, shtylla kurrizore, frymëmarrja dhe truri juaj edhe pasi zgjoheni.
“Gjumi është një gjendje e brishtë, dhe truri ka nevojë të ndjejë siguri përpara se të lejojë kalimin në gjumë. Rehatia fizike që vjen nga jastëku dhe shtroja është një sinjal i fortë sigurie,” shpjegon Wendy Troxel, shkencëtare e lartë e gjumit në RAND Corporation.
Jastëku i duhur, më pak dhimbje dhe gjumë më i thellë
Sipas studimeve shkencore, lartësia dhe fortësia e jastëkut janë ndër parashikuesit më të fortë të cilësisë së gjumit. Një jastëk shumë i lartë ose shumë i fortë e përkul qafën përpara, ndërsa një jastëk shumë i ulët ose i butë e lë qafën të bjerë mbrapa ose anash. Të dyja këto pozicione mund të shkaktojnë tendosje muskulore, ngjeshje të nyjeve dhe zgjime gjatë natës.
Nga ana tjetër, një jastëk i përshtatshëm ndihmon trupin të ruajë një pozicion neutral të qafës dhe shtyllës kurrizore, duke lejuar relaksimin dhe rikuperimin e indeve gjatë natës.
Materiali dhe ndikimi në tru
Materiali i jastëkut luan gjithashtu një rol kyç. Ai ndikon në rehatinë subjektive dhe nëse pozicioni i duhur ruhet gjatë gjithë natës. Një jastëk i mbushur dhe i përshtatur mirë mund të ulë dhimbjet muskulore faktor që e ndihmojnë trurin të bjerë në gjumë më shpejt.
Ndikimi në frymëmarrje dhe çrregullimet e gjumit
Jastëku ndikon edhe në mënyrën si merrni frymë gjatë gjumit. Lartësia, forma dhe fortësia e tij përcaktojnë sa të hapura mbeten rrugët e frymëmarrjes. Për njerëzit që gërhasin, një jastëk që mban kokën dhe qafën të ngritura mund të reduktojë problemet e frymëmarrjes dhe të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit.
Jastëku nuk është thjesht një aksesor gjumi. Ai ndikon në trupin dhe mendjen tuaj çdo natë. Zgjedhja e jastëkut të duhur mund të bëjë dallimin mes një nate të lodhshme dhe një gjumi vërtet rigjenerues./L.F-dritare.net