Gloukh shënon gol dhe provokon tifozët, sherr mes futbollistëve në fushë
E Mërkurë 3 Qershor 2026, 21:09
Dritare.net
Gloukh merr një top pas një rasti të tanëve dhe shënon golin e avantazhit për Izraelin.
Gjatë festës, ai bën me shenjë 'heshtni' dhe tregon stemën e Izraelit. Në këtë moment ka ndërhyrë Hysaj dhe kaq ka mjaftuar që futbollistët të përplasen në fushë. Hysaj dhe Gloukh kanë marrë karton të verdhë, teksa tifozët dëgjohet të brohorasin "Palestinë, Palestinë". /dritare.net