Tensione para Kryeministrisë/ Sali Lushaj dhe Stresi shkojnë në protestë. Qytetarët: Ikni!
E Mërkurë 10 Qershor 2026, 20:08
Dritare.net

Në protestën që po mbahet sot para Kryeministrisë u shfaqën edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj, si dhe i biri i tij, reperi Stresi, i cili së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Të dy u panë të rrethuar nga një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike, ndërsa reaguan me nervozizëm ndaj thirrjeve të protestuesve “Berisha në burg”, duke ngritur dy gishtat lart në shenjë kundërshtimi.
Ky moment solli tension në mes të tubimit, ku qytetarët reaguan duke i kërkuar të largohen./dritare.net
