Nis protesta mbarëkombëtare për Zvërnecin, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë!
E Mërkurë 10 Qershor 2026, 18:06
Dritare.net

Për të 11-tën ditë radhazi, sheshi “Skënderbej” në Tiranë është bërë sërish pika e grumbullimit të protestuesve që kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Fillimisht të nisura me kërkesa për anulimin e projektit në Zvërnec, protestat kanë marrë një karakter më të gjerë, duke përfshirë një sërë pakënaqësish ndaj qeverisë.
Protesta e sotme është cilësuar si “mbarëkombëtare”, me organizatorët që kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve nga e gjithë vendi, duke i ftuar ata të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit./dritare.net