
Në historinë e gjatë dhe të pasur të muzikës së lehtë shqiptare, ekzistojnë disa momente kyçe që kanë mbetur të gdhendura përgjithmonë në kujtesën e publikut. Këto momente shpesh lidhen me shfaqjen e papritur të talenteve të jashtëzakonshme, të cilët arrijnë të lënë gjurmë të pashlyeshme në një kohë shumë të shkurtër.
Materiali që transmetohet sot në Kamerën e Gjyshit nga Stefan Gajo, në Dritare TV sjell pamje kur Anita Bitri doli në skenë për herë të parë, në festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe rrëmbeu çmimin e parë.
Në atë kohë, të dilje në atë skenë konsiderohej maja e karrierës për çdo artist. Për një këngëtare të re, të përballej me artistë tashmë të afirmuar ishte një sfidë e madhe. Bitri performoi këngën e saj la pa fjalë si publikun. Ajo arriti të fitonte çmimin e parë.
Gjatë intervistës arkive përfshirë në material, Bitri rrëfente për emocionet e saj: 'Unë jam një këngëtare profesioniste e qytetit të Vlorës dhe është hera e parë që po këndoj në sallën e Pallatit të Kongreseve./E.P-dritare.net