Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë u gjet në vendin ku fshihej vrasësi i policit në Maliq

Çfarë u gjet në vendin ku fshihej vrasësi i policit

Pas operacionit të zhvilluar një ditë më parë nga forcat e policisë, kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen ku i shumëkërkuari Violand Braçellari tentoi t’i shpëtonte arrestimit dhe u përfshi në një shkëmbim zjarri me efektivët.

Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai hapi zjarr ndaj policisë, duke shkaktuar vdekjen e efektivit Enea Mekolli dhe plagosjen e Edison Adrit.

Pas arrestimit të tij, forcat policore kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në zonën ku ai ishte fshehur. Në një stan të përdorur prej tij, janë gjetur tre armë zjarri: një kallashnikov, një pushkë model 56 dhe një çifte.

Sipas të dhënave paraprake, nuk është gjetur municion në vendngjarje, çka dyshohet se tregon se i dyshuari kishte konsumuar të gjithë arsenalin që dispononte gjatë përplasjes me policinë.

Po ashtu, në vendin e fshehjes janë gjetur edhe pajisje të ndryshme të komunikimit, përfshirë një radio policie, si dhe dy dronë dhe disa radio të përdorura për ndërlidhje.

Gjatë operacionit, efektivët kanë marrë masa për të shmangur interferencat në komunikim, duke fikur pajisjet e tyre radio.

Ndërkohë, Braçellari ndodhet nën kujdes mjekësor pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit./dritare.net