Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ky është 57-vjeçari që u mori jetën dy fëmijëve në Durrës!

Ky është 57-vjeçari që u mori jetën dy


Nikoll Radaçi është 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë 10 vjeç, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi. Në një moment ai ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka devijuar nga rruga dhe ka dalë në trotuar, ku po luanin tre fëmijët.

Ky është 57-vjeçari që u mori jetën dy

Pas aksidentit, shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar nga policia vetëm pak minuta më vonë. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./K.C/dritare.net