Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE: Të papranueshme sulmet e Berishës, ndaj ambasadorit Gonzato

BE: Të papranueshme sulmet e Berishës, ndaj ambasadorit Gonzato

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Në një qëndrim publik, një zëdhënës i unionit dënoi ashpër sulmet personale të bëra ndaj diplomatit europian gjatë Ditës së Evropës, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Në reagimin e BE-së theksohet se ambasadori Gonzato ka ushtruar detyrën e tij me profesionalizëm dhe integritet të plotë, ndërsa Brukseli shpreh mbështetje të plotë për punën e tij në Shqipëri.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare të Bashkimit Evropian.

Reagimi vjen një ditë pasi Berisha kritikoi publikisht ambasadorin Gonzato, duke shkaktuar debat politik dhe diplomatik./K.C/dritare.net