Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Java nis me diell, parashikimi i motit për sot!

Java nis me diell, parashikimi i motit për sot!

Dita e sotme pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në territorin e Shqipërisë, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura mbi mesataren e muajit tetor.

Mëngjesi do të nisë me një mjegull të lehtë në disa zona të ulëta, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe në lugina. Kjo mjegull do të shpërndahet gradualisht me rritjen e temperaturave dhe ndihmën e rrezeve të diellit.Gjatë paradites, vendi do të përjetojë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, ndërsa në orët e mesditës do të dominojnë intervalet me diell, sidomos në zonat qendrore dhe jugore.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, duke arritur në maksimumet e ditës rreth orëve të mesditës dhe pasdites, kur termometri pritet të ngjitet deri në 21 apo 22 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në orët e mbrëmjes temperaturat do të ulen gradualisht, duke zbritur në 12–14 gradë Celsius në shumicën e rajoneve.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, pa ndikim të ndjeshëm. Reshje nuk parashikohen gjatë gjithë ditës dhe kushtet e motit mbeten të favorshme për aktivitete në natyrë apo udhëtime brenda vendit./E.P-dritare.net