Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, ministrja e Shëndetësisë viziton të miturën

Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë,

Në orët e mbrëmjes së të dielës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari, e cila mbeti rëndë e plagosur nga zjarri tragjik në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala dhe drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, po ndjekin nga afër situatën. Raportohet se e mitura ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Njoftimi i plotë:

Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi./dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)