Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria ngjitet në Global Peace Index 2026, renditet e 36-ta në botë!

Shqipëria ngjitet në Global Peace Index 2026, renditet e 36-ta në

Shqipëria është renditur në vendin e 36-të në botë në raportin Global Peace Index 2026, duke u ngjitur me shtatë vende krahasuar me renditjen afatgjatë të viteve të mëparshme. Me një rezultat prej 1.725 pikësh, Shqipëria pozicionohet mes vendeve me nivel të lartë paqeje dhe stabiliteti, përpara disa vendeve të Bashkimit Europian dhe shumë shteteve të rajonit.

Shqipëria ngjitet në Global Peace Index 2026, renditet e 36-ta në

Raporti i Institutit për Ekonomi dhe Paqe (IEP), i cili analizon 163 shtete dhe territore që përfaqësojnë 99.7 për qind të popullsisë së botës, vëren se paqja globale është përkeqësuar për të dymbëdhjetin vit radhazi. Megjithatë, Shqipëria rezulton mes vendeve që kanë përmirësuar pozicionin e tyre në indeks.

Në renditjen rajonale, Shqipëria qëndron pranë vendeve europiane me performancë të mirë në siguri dhe stabilitet, ndërsa Kosova renditet në vendin e 54-t, Mali i Zi në të 30-in dhe Maqedonia e Veriut në të 46-in.

Raporti i këtij viti vjen në një kohë kur bota po përballet me numrin më të lartë të konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore, me rritje të shpenzimeve ushtarake dhe përkeqësim të marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas autorëve të studimit, 99 vende janë bërë më pak paqësore gjatë vitit të fundit, ndërsa vetëm 62 kanë shënuar përmirësim.

Në krye të renditjes globale vazhdon të jetë Islanda, e ndjekur nga Zelanda e Re, Zvicra, Sllovenia dhe Irlanda. Në fund të listës renditen Rusia, Sudani, Republika Demokratike e Kongos, Ukraina dhe Izraeli.

Për Shqipërinë, renditja e vitit 2026 përbën një sinjal pozitiv në një panoramë ndërkombëtare gjithnjë e më të trazuar, duke e pozicionuar vendin mes shteteve më të sigurta dhe më të qëndrueshme të Europës Juglindore./ dritare.net

Lexo të plotë kliko LINKUN