Të shtëna në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe disa të plagosur
E Mërkurë 15 Prill 2026, 14:02
Dritare.net

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në jug të Turqi.
Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Çalık” në provincën Kahramanmaraş, sipas mediave lokale. Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende identitetin e viktimave apo detaje të plota mbi autorin e sulmit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë prani të madhe të policisë, ekipeve mjekësore dhe qytetarëve jashtë shkollës.
Ky incident vjen vetëm një ditë pasi një tjetër sulm ndodhi në jug të vendit, ku një ish-nxënës plagosi 16 persona në një shkollë të mesme, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.
Autoritetet turke po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së fundit./L.F-dritare.net