Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit që kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, si dhe politikat e qeverisë, vijuan aksionin e tyre me një marshim nëpër rrugët e Tiranës.

Edhe në ditën e 12-të të protestës, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht para selisë së qeverisë, ku shprehën kundërshtinë ndaj projektit në Zvërnec dhe kërkuan ndryshime politike. Më pas, ata nisën marshimin në kryeqytet, duke mbajtur pankarta dhe duke bërë thirrje kundër qeverisë./dritare.net