Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama uron 35-vjetorin e PS: Misioni ynë i palëkundur, Shqipëria në BE

721160304_1557227549106234_8190133916504686918_n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, duke iu drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve të forcës politike që drejton.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi se misioni i palëlundur për PS është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama./dritare.net