Shehaj sherr me ministrin Malaj! Përjashtohet nga seanca
Thursday 11 June 2026, 16:04
Dritare.net

Seanca parlamentare u përfshi nga tensione të forta pas një përplasjeje verbale mes deputetit Agron Shehaj dhe ministrit Petrit Malaj. Shehaj iu drejtua ministrit Malaj me tone të ashpra, duke e akuzuar për kërcënime dhe abuzim me pushtetin.
“Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, placo, hajdut”, tha Shehaj./K.C/dritare.net