Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Kjo është dhurata që mori kryeministri Rama nga veteranët e UÇK-së në Tiranë

Kjo është dhurata që mori kryeministri Rama nga veteranët e

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dorëzuan Ogerta Manastirliut 2 dhurata simbolike për kryeministri Edi Rama, si falenderim për mbështetjen dhe reklamimin që ai i bëri protestës që po mbahet sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzit dhe trafik organesh.

Një pllakatë me mbishkrim falenderues dhe një portret të kryeministrit Rama, ishin ato çfarë veterani Agim Pllashaniku i dorëzoi Manastirliut, për t’ia përcjellë kreut të qeverisë.

Mijëra protestues nga të gjitha trojet kombëtare, shumë prej tyre të ardhur nga Kosova me flamuj kuqezi dhe flamuj të UÇK-së, janë mbledhur në shesh për të shprehur solidaritetin e tyre. Protesta ka si qëllim primar mbështetjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Njëkohësisht, ajo synon të denoncojë mbajtjen e tyre në paraburgim në Hagë për një kohë të gjatë, ndërkohë që procesi gjyqësor po zhvillohet në Gjykatën Speciale.

Procesi kryesor ndaj të katërtve, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit (akuza që ata i kanë mohuar), ka nisur në Hagë prej 3 prillit të vitit 2023./M.K-dritare.net