Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është hetuesi që SPAK i beson për drejtimin e BKH-së?!

Kush është hetuesi që SPAK i beson për drejtimin e

SPAK ka propozuar hetuesin Joni Keta për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për pesë vitet e ardhshme.

Vendimi është marrë nga komisioni pranë SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, të cilët votuan në favor të kandidaturës së Ketës. Ai aktualisht mban detyrën e zëvendësdrejtorit të BKH-së dhe është drejtues i komanduar i institucionit.

Emërimi përfundimtar pritet të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 2 dhjetor 2025.

Joni Keta ka një karrierë të gjatë në strukturat e hetimit, duke shërbyer më herët si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda./K.C/dritare.net