Nis protesta për Zvërnecin/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë!
E Enjte 4 Qershor 2026, 18:06
Dritare.net

Qytetarë dhe aktivistë kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës kundër projektit të planifikuar në Zvërnec.
Të pajisur me flamuj dhe pankarta, pjesëmarrësit po organizohen për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi kryesor.
Gjatë grumbullimit, protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke theksuar karakterin paqësor të protestës. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, u dëgjua të thuhej nga pjesëmarrësit në shesh./K.C/dritare.net