Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ja njeriu që investitorët e Zvërnecit kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit

Rama: Ja njeriu që investitorët e Zvërnecit kanë kontraktuar

Ndërkohë që prej katër ditësh me radhë aktivistë, banorë dhe përfaqësues të organizatave mjedisore po protestojnë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm në ekosistemin e zonës së mbrojtur, kryeministri Edi Rama ka vijuar mbrojtjen publike të projektit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai prezantoi arkitektin e peizazhit Dong Yugan si pjesë të ekipit ndërkombëtar të angazhuar nga investitorët, duke argumentuar se investimi do të zhvillohet në harmoni me natyrën dhe nuk do të sjellë pasoja negative për mjedisin.

"JA NJERIU QË INVESTITORËT E ZVËRNECIT KANË KONTRAKTUAR PËR ARKITEKTURËN E PEJZAZHIT
Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, nxënësin pasues të legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejzazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit
Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios prestigjioze ndërkombëtare Turanscape, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij
Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios (https://landezine.com/.../turenscape-landscape-architecture/) do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën.", thotë Rama./K.C/dritare.net