Reshje shiu dhe dëborë. Ja moti për javën e ardhshme!
Dritare.net

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mesditë.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here me intensitet mesatar, ndërsa në periudha afatshkurtra do të shfaqen në formën e shtrëngatave. Pas mesditës, moti do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale kthjellimesh, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale, më të përqendruara në zonat malore.
Në Alpe, si dhe në zonat verilindore mbi 700–800 metra dhe juglindore mbi 800–900 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës, shikimi do të jetë i reduktuar në disa zona.
Era do të fryjë nga juglindja–lindja, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina mund të arrijë deri në 14 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 2–3 ballë./L.F-dritare.net