Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump në samitin e G7: Shefi këtu jam unë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi me humor se “Unë jam shefi” gjatë samitit të G7 në Evian-les-Bains të Francës, ndërsa liderët e vendeve më të industrializuara të Perëndimit riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë.

Deklarata e përbashkët e liderëve të G7 theksoi përmirësimin e pozicionit të Ukrainës në fushën e betejës, duke i dhënë Kievit më shumë peshë në çdo negociatë të mundshme paqeje me Moskën.

Gjatë samitit, Trump u shpreh gjithashtu se një marrëveshje me Iranin nuk është përfundimtare dhe la të hapur mundësinë e rifillimit të bombardimeve nëse negociatat dështojnë.

Në ditën e fundit të takimit, liderët diskutuan edhe për sigurinë e furnizimit me minerale kritike, një çështje që po merr rëndësi të veçantë në konkurrencën globale për burimet strategjike.

Samiti i G7 u zhvillua në një moment kur lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe siguria ekonomike globale mbeten ndër sfidat kryesore në arenën ndërkombëtare./L.F-dritare.net