Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të zbuluar fshatin!

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Nga Ani Jaupaj

Marçela sapo ka mbyllur zyrën e avokatisë. Në kohën e drekës e bën gjithmonë. Një nga fëmijët e ka në gji ndërkohë që sytë i mban nga vajza 4-vjeçe që kthen përmbys ç'i sheh syri. Mendjen e ka te djali i madh, 11 vjeç, që kërkon vëmendje të një lloji tjetër, sepse po hyn në adoleshencë e nuk i pëlqen shumë bota. Në çdo hije hapësire që mbetet mes këtij përkushtimi, Marçela gatuan, pastron. Në zyrë nuk vesh xhaketa të ngrira dhe flokët i mban gjithnjë të kapura. E kemi pyetur se si ia del që brenda kësaj jete të ngjeshur, të zhvillojë edhe dashurinë e saj për tokën, zanatin, artizanët. Ato që sheh e zbulon, Marçela Tringaj i ndan te blogu i saj ‘Fshat e Zanat’ dhe së fundi në revistën 'Harmoni'. Kjo është hera e parë që po na i tregon edhe ne...

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Dritare.net: Marçela, ti je avokate, çfarë të ka çuar te prodhimi në fshat dhe mbi të gjitha cila është hallka që i lidh të dyja?

Marçela Tringaj: Mundohem në punë të jem selektive e të lë hapësirë kohe për revistën e blog-un sepse çdo punë per to më duhet ta kryej në zyrë. Profesioni më ndihmon të jem një hulumtuese e mirë e fakteve e provave që janë të qenësishme për një përfundim që dua të nxjerr në një artikull. Një artikull nuk synon të merret veç njohuri por të nxjerr prova të plota, qoftë statistikore apo studimore që çka them e tregoj nuk është përrallë. Nga ana tjetër kur kam studiuar ligjet që mbulojnë kryesisht bujqësinë kam kuptuar defektet e inkuadrimit ligjor, për t'i bërë gjërat të lehta. Mendoj që të ofrohem në kontribut për përmirësimin e legjislacionit të prodhuesve të vegjël artizanal, në bashkëpunim me një organizatë që është profilizuar në këtë çështje. Shpresoj të më mirëpresin sugjerimin.

Dritare.net:Nëse do të të shihte njeri se si përpiqesh të 'stabilizosh' energjinë e tre fëmijëve të vegjël, nuk do të besonin as që shkon në punë, jo më të zhvillosh dhe një pasion...si është dita jote?

Marçela Tringaj: Dita tipike fillon herët me përgatitjen e mëngjesin dhe bukëve me vete për gjithë pjestarët e familjes. Kafja e mëngjesit është gjithmonë në shtëpi, e gjithmonë një kafe turke. Në zyrë gjendem pothuaj çdo ditë në 08:30. Do lexoj për rreth një orë aktualitet dhe artikuj të përzgjedhur nga revistat ku jam abonuar. Më pas rutina e punës sipas prioriteteve.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Në orën 15:00 rikthehem në shtëpi ku më duhet të pastroj gjithë rrëmujën e mëngjesit të shpejtë e të kujdesem për darkën. Në orën 17:00 konsumoj një kafe dhe shoh pak tv (gjithmonë me copa). Më pas kontrolloj mësimet e tim biri. Vendos fëmijët të flenë diku nga ora 20:00 ose 21:00 dhe deri para mesanate kujdesem për shtëpinë. Kam kaq muaj pa lexuar një libër për shkak të kohës.

Dritare.net: Ç'marrëdhënie ke me fshatin që mori këtë drejtim kurioziteti yt?

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Marçela Tringaj: Unë kaloja verën në fshat te gjyshërit nga babai. Më mahniste hapësira e madhe që rrethonin shtëpinë, pemët, gjelbërimi e kafshët ma ndiznin gëzimin ndryshe nga apartamenti i vogël me një hardhi të lodhur në ballkonin e katit të katërt ku banoja. Fshati më nxiste fantazinë.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të
Një tjetër gëzim ishte shtëpia e gjyshes nga ana e mamit, ishte vendi ku mblidhte gjithë të vegjlit e fisit. Shtëpi e madhe me bahçe, kopshtaje e pemëtore ku çdo stinë sillte të mirat e saj. Unë kam qenë fëmija më i ngathët i gjithë fisit. Isha gjithnjë e fundit në gara, lojëra të ndryshme madje dhe më e ngathta në hipjen në pemë. Haja ndonjë frut që linin të tjerët nga vjelja ose në rastin më të mirë ngopesha, kur mbaja çarçafin nga shkundja e degëve të manit. Nga mosha 12-18 vjeç unë bëja pazaret e shtëpisë.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Në Librazhd ka pasur e ka treg dy herë në javë. Gjithë fshatarët vinin të shisnin prodhimet e tyre. Kisha intuitën të bëja nja dy llogari e të kuptoja sa i kushtonte një nëne një shportë molle a hurmash. E njëjta vinte më pas të psoniste ushqime tek ushqimorja me shumicë që kishin prindërit e mi. Unë kam nisur punën që 12 vjeç atje dhe shumica dërrmuese e këtyre fshatarëve që i njihja nga tregu, vinin te ne për ushqimet e javës. Vija re sa pak kishin mbledhur nga shitja në treg e se ç’mundin të blinin. Gjërat bazike. Tejet bazike, përtej të imagjinueshmes. Mbaj mend sesi i ankoheshin sime mëje që i shisnin sa për bukë e që s’dilnin harxhet as për furgonin e fshatit. Mbaj mend listat e gjata veresie dhe sesa njerëz ndihmonte ajo me para hua.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Një ditë dimri acar nuk do ta harroj një vajzë në moshën time, rreth 13-vjeç me një palë opinga gojëshqyer që i kishte vesh zbathur e thonjtë e pistë e të paprerë. Ajo mbante në duar 2 palë çorape leshi të gjata. Ajo i shiste. Xhupi i dimrit ish treçereksh dhe i kish përqafuar ato çorapet aq fort saqë kur i afrohej dikush ia zgjaste duke thënë më një zë të mekur “njëmijë lekë pala”. Janë episode po si kjo, me qindra në atë qytezë që më ngacmonin hera-herës mendime.

Dritare.net: Pse po e investon kohën tënde në fshat e zanat ndërkohë që profesioni yt të kërkon në zyrë?
Marçela Tringaj: E gjitha nisi nga dëshira për t’i dhënë diçka vendit tim. Që studente mendoja si shumë shqiptarë që e kishin të ngulitur në mendje rrokjen e ëndrës europiane, edhe unë mendoja se të mirat do na vijnë vetëm prej të huajve si komb. Nisur nga fakti që shumë fenomene e ngjarje në vend, këto dekada tranzicioni, janë menaxhuar me ndihmën e organizatave të huaja.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Kështu vendosa të studioja marrdhënie ndërkombëtare dhe ligj europian e të bërit biznes. Gjatë studimeve të thelluara me iniciativë kuptova se potenciali i zhvillimit të një vendi si yni ka edhe një mundësi tjetër: atë të dhënies rëndësi të potencialit të njeriut të zakonshëm e komunitetit ku bën pjesë. Fillova të hulumtoj literaturën mbi ekonominë lokale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe aty gjeta veten. Pasioni për fshatin dhe studimet sollën si rezultat blog-un modest “Fshat e Zanat”.

Dritare.net: Çfarë ke zbuluar duke njohur punën në fshat?
Marçela Tringaj: Kam zbuluar potencialin e jashtëzakonshëm që kanë, që për fat të keq ata kanë e ata nuk ia njohin vetes. Kam kuptuar sesi ata janë kontribuesit nga më potencialët për të zhvilluar këtë vend e që po ata mbeten një faktor i rëndësishëm zhvillimi, jo vetëm rural por mbarëkombëtar.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Më frymëzon te ta mënyra sesi mbeten shpresëplotë dhe të etur për ndryshim.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Aftësia për t’i bërë ballë realitetit dhe të shpresuarit se për fëmijët e tyre diçka do bëhet më mirë. Sesi ata arrijnë të shkollojnë ata me sakrifica të paimagjinueshme. Mënyra sesi bëjnë ekonomi e nikoqirllëk. Këta njerëz sjellin shembullin sesi brezat në fshat ende e konsiderojnë të rëndësishme lidhjen mes brezave dhe njëri-tjetrit në komunitet. Mënyrën sesi qajnë hallet e u gjenden njëri-tjetrit. Sesi e konceptojnë natyrën dhe marrdhënien e tyre me të.

Marçela Tringaj, avokatja që mbyll zyrën për të

Mundohem në punë të jem selektive e të lë hapësirë kohe për revistën e blog-un sepse çdo punë për to më duhet ta kryej në zyrë. Profesioni më ndihmon të jem një hulumtuese e mirë e fakteve e provave, që janë të qenësishme për një përfundim që dua të nxjerr në një artikull. Një artikull nuk synon të merret veç njohuri por të nxjerrë prova të plota qoftë statistikore apo studimore që çka them ta tregoj, nuk është përrallë. Nga ana tjetër kur kam studiuar ligjet që mbulojnë kryesisht bujqësinë kam kuptuar defektet e inkuadrimit ligjor, për t'i bërë gjërat të lehta. Mendoj që të ofrohem në kontribut për përmirësimin e legjislacionit të prodhuesve të vegjël artizanal në bashkëpunim me një organizatë që është profilizuar në këtë çështje. Shpresoj të më mirëpresin sugjerimin. /dritare.net