Çfarë kanë shkatërruar forcat angleze në ishullin e Sazanit! Flet ish-shefi i Shtabit!
Dritare.net
Mustafa Beu ish-shef Shtabi në Dritare Tv tregoi për stërvitjen ushtarake që forcat angleze kanë kryer në ishullin e Sazanit, 13 vite më përpara.
Bëhet fjalë për luftën në Siri e cila filloi më 15 mars 2011, që njihet ndryshe edhe si kryengritja siriane.
Zoti Beu shprehet se në gjatë luftës, forcat angleze të cilat do të ndërhynin në luftë, erdhën në Sazan për një lloj stërvitje të veçantë, e cila njihet ndryshe edhe si poligon.
Por gjatë këtyre stërvitjeve, shumë godina në Sazan u dëmtuan dhe degraduan deri shkatërrim.
“Forcat angleze për të zbarkuar në Siri, bënë stërvitje në ishullin e Sazanit. Stërvitje identike me qendrat e banuara. Përdorën kinemanë e vjetër, gjithë dyqanet, komandën dhe qendrën e zjarreve për poligon. Bëhet fjalë për luftën në Siri, para 11 vitesh. Në këtë kohë e përdorën ishullin për poligon (vend i posaçëm për qitje stërvitore ose për të bërë prova armësh: poligon bërthamor). Unë kam qenë prezent për të marrë të dhëna, mu dhimbsën. Punuam një jetë në atë ishull.
Si pasojë e kësaj stërvite u dëmtua: komanda e ndërtuar nga Musolini, tunelet që ka ndërtuar Italia, dyqanet dhe kinemaja e vjetër”, tha zoti Beu./M.K-dritare.net